Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.


