Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ramos dhe Merlim nuk paraqiten në stërvitje, Skënderbeu drejt zgjidhjes ligjore

    Aktualitet July 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërsa Skënderbeu po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri me intensitet të lartë dhe skuadra është thuajse e plotë nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, dy futbollistë të huaj vazhdojnë të jenë në mungesë të pajustifikuar. Bëhet fjalë për brazilianët Marko Ramos dhe Juri Merlim, të cilët nuk janë bashkuar me skuadrën që prej startit të fazës përgatitore më 25 qershor.

    Pavarësisht se kanë kontrata aktive me klubin korçar, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë arsye zyrtare për mosparaqitjen, çka ka shkaktuar irritim te drejtuesit. Sipas burimeve të brendshme, klubi është në prag të vendosjes së masave disiplinore financiare ndaj të dy lojtarëve, duke aplikuar penalitet për çdo ditë vonese, në përputhje me parashikimet kontraktuale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet mbi seriozitetin e Ramos dhe Merlim për të respektuar detyrimet e tyre, është fakti se ata kanë anuluar biletat e kthimit në Shqipëri. Kjo lë të kuptohet se largimi i tyre mund të jetë i qëllimshëm dhe pa dakordësi me klubin.

    Në rrjetet sociale, Ramos vijon të jetë aktiv, duke postuar foto nga Brazili, ndërsa në një prej tyre mban veshur edhe fanellën e Skënderbeut. Por ky gjest nuk është parë si sinjal pozitiv nga klubi, që tashmë po shqyrton mundësinë për të ndjekur rrugën ligjore për të zgjidhur situatën me dy brazilianët, nëse ata nuk rikthehen brenda afatit të fundit që do t’u komunikohet.

    Skënderbeu ka qenë i prerë në qëndrimin e tij: të gjithë lojtarët janë të detyruar të respektojnë kontratat dhe detyrimet profesionale. Mungesat e pajustifikuara nuk do të tolerohen dhe klubi është i vendosur të ruajë disiplinën dhe seriozitetin në ambientin sportiv.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.