Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shqiptaro-amerikanja Mira Murati i thotë JO ofertës 1 miliard dollarësh të Mark Zuckerberg

    Aktualitet August 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mira Murati, themeluesja e Thinking Machines Lab (TML), refuzoi ofertën e ëndrrave të Mark Zuckerberg prej 1 miliard dollarësh për t’u bashkuar me ekipin e Superinteligjencës të Meta-s.

    Sipas Wired, Meta iu afrua personave të tjerë nga startup-i i inteligjencës artificiale me një ofertë marramendëse që varionte nga 200 milionë dollarë deri në 1 miliard dollarë. Asnjë anëtar i ekipit TML nuk i pranoi këto oferta.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Andy Stone, drejtori i komunikimit i Metës, dha një kundërshtim në platformën Threads ndërsa kundërshtoi disa shifra. E gjithë kjo nuk ka kaluar pa bujë. Mediat prestigjioze botërore e kanë trajtuar këtë ndeshje epike.

    Kjo përplasje midis Mark Zuckerberg dhe Mira Muratit në garën për dominimin e inteligjencës artificiale nuk është thjesht një episod i zakonshëm i rekrutimeve agresive në Silicon Valley. Ajo është, më shumë se kaq, një përballje mes dy vizioneve për të ardhmen, një duel mes kapitalit të pakufizuar dhe besnikërisë intelektuale, mes korporatës që kërkon të përvetësojë gjithçka dhe ëndrrës që kërkon të mbrohet si një thesar.

    Në skenën e lartë të teknologjisë globale, ku dominimi nuk matet vetëm me produktet që arrijnë tregun por me njerëzit që arrijnë të frymëzojnë, Zuckerberg dhe Murati paraqiten si figura me kahje të kundërta: njëri mishërim i ambicies korporative, tjetra shembull i vizionarizmit etik dhe njerëzor.

    Meta, në përpjekje për të mos mbetur pas në garën për AGI (Artificial General Intelligence), iu qas Thinking Machines Lab si një tokë premtuese ku mund të mbillte kontrollin e vet dhe të korrte talentet më të çmuara të kësaj epoke. Me ofertat që shkonin deri në 1.5 miliardë dollarë për individë të veçantë, Zuckerberg vendosi në pjatën e artë të pasurisë një sfidë që zakonisht e blen çdo bindje. Por jo këtë herë.

    Refuzimi unanim i gjithë ekipit të Muratit, përfshirë emra të rëndësishëm si Andrew Tulloch, është më shumë sesa një “jo” financiare. Është një deklaratë. Një mospajtim me modelin e korporatizimit të AI-së, një refuzim i tundimit për të shitur jo vetëm punën, por edhe misionin. Është prova se ende ekziston një rrymë mendimi që nuk e sheh suksesin të matur me aksione, por me ndikim të qëndrueshëm dhe me koherencën e vlerave.

    Murati, me një profil që kombinon inteligjencën teknike, ndjeshmërinë njerëzore dhe udhëheqjen pa ego, ka krijuar jo vetëm një startup, por një strukturë besimi. Një laborator që nuk ka për mision vetëm të ndërtojë modele më të zgjuara, por të ndërtojë një marrëdhënie të re midis njeriut dhe makinerisë, ku vlerat nuk janë një shtojcë, por thelbi.

    Zuckerberg, përfaqësues i një bote ku teknologjia është mjet për të zmadhuar perandorinë digjitale dhe për të shtuar përfitimet, kërkon të përthithë gjithçka që ndriçon. Ai nuk sheh kufij kur bëhet fjalë për rekrutime, nuk njeh pragje morale kur bëhet fjalë për ambicie. Por këtë herë, gjuetia e tij hasi në një rezistencë të rrallë, rezistencën e dinjitetit profesional.

    Murati, në anën tjetër, përfaqëson atë që Silicon Valley rrallë e njeh: besnikërinë ndaj misionit, frymën kolektive të një laborator modern që i ngjan më shumë Bell Labs sesa një startup tradicional. Ajo ka krijuar një hapësirë ku nuk zhvillohet vetëm teknologjia, por edhe një ndjeshmëri e re etike për të nesërmen.

    Kjo përplasje është një parabël për kohën tonë: A është e ardhmja një makineri që përtyp etikën në emër të progresit? Apo është një mjet që duhet ndërtuar me ndërgjegje, me qëllim, me vetëpërmbajtje?

    Thinking Machines Lab nuk është vetëm një kompani – është një manifest për një tjetër mënyrë të të menduarit rreth AI-së, ku forca nuk matet me muskuj financiarë, por me integritet dhe vizion.

    Zuckerberg nuk fitoi këtë raund. Por kjo nuk do të thotë se beteja për mendjet më të mira dhe moralin e teknologjisë ka përfunduar. Të tjerë raunde do vijnë. Por ajo që mbetet si kujtesë është ky precedent:

    Disa ide nuk blihen. Disa njerëz nuk shiten. Disa ëndrra mbeten të pacenuara, edhe kur tundohen me miliarda.

    Dhe në këtë botë ku gjithçka duket e tregtueshme, ky fakt është një nga fitoret më të mëdha që teknologjia mund t’i bëjë vetes.

    Albert Vataj

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Mira Murati slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025

    Lamtumirë Qani Mbroçi, njeriu që solli boksin në Pogradec

    September 8, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.