Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në Korçë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Këshillit Rinor Vendor, organizatave civile, studentëve dhe gjimnazistëve, të cilët ndanë ide dhe propozime për zhvillimin e qytetit.
Gjatë aktivitetit, u prezantua edhe stafi i ri i Qendrës Rinore – një hapësirë moderne, kreative dhe e dedikuar për mbështetjen e nismave rinore. Në këtë kuadër, u theksua mbështetja e plotë për procesin e konsultimit të Planit Lokal të Veprimit për Rininë 2025–2028, me synimin që çdo ide e të rinjve të kthehet në një projekt konkret që i shërben komunitetit.
Atmosfera e takimit reflektoi energjinë dhe entuziazmin e brezit të ri, duke treguar se Korça ka një të ardhme të ndritur falë rinisë së saj aktive dhe vizionare.


