Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Maliq, në aksin Maliq–Lozhan.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka kryer një manovër të gabuar dhe ka përfunduar poshtë urës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë nxjerrë nga mjeti falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mjekët bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje më të rënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


