Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite fshatin Pirg të Maliqit. Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, një konflikt mes dy adoleshentëve 14-vjeçarë ka përfunduar në tragjedi.
Gjatë përplasjes, një prej të miturve, me iniciale E. Xh., është goditur me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital.
Bashkëmoshatari i tij, i dyshuar si autor i sulmit, po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj tragjedie që ka tronditur thellë komunitetin lokal.


