Kategoria e Parë nis fundjavën e ardhshme dhe një nga sfidat më të spikatura të javës së parë do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Burrelit, që do të luhet të shtunën më 23 gusht, në orën 20:00, në stadiumin e Korçës.
Pasi e mbylli sezonin e kaluar me synimin e qartë për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar, Skënderbeu vjen i motivuar dhe i përforcuar për të nisur mbarë kampionatin.
Përballja e parë përballë tifozëve korçarë shihet si një test i rëndësishëm për ambiciet e ekipit dhe një mundësi për të dhënë sinjal të fortë që në start.
Në total, java e parë e Kategorisë së Parë do të sjellë gjashtë ndeshje, por sytë do të jenë të drejtuar kryesisht te Korça, ku “bardhekuqtë” kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt rikthimit në Superiore.


