Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Mollaj të Korçës, është plagosur me mjet prerës shtetasi Ari Kodra, 27 vjeç. Ngjarja dyshohet se është kryer nga Aleks Qishi, 41 vjeç, i cili u shoqërua menjëherë nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.
I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa policia ka sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.
Burime bëjnë me dije se Aleks Qishi ka precedentë penalë të mëparshëm, duke qenë më parë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, ku vuante dënimin për çështje droge, ndërsa mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.


