Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë bën me dije se sot, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, gjatë intervalit kohor 12:50-13:10, është ndërprerë puna në dalje të Republikës së Shqipërisë, për shkak të një problemi teknik në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve nga pala maqedonase.
Aktualisht situata është normalizuar, puna vijon normalisht dhe nuk është krijuar fluks i shtuar në këtë pikë kufitare.


