Këtë të shtunë ka nisur puna për vendosjen e ndriçimit LED përgjatë shëtitores që lidh zonën e Drithasit të Lart me Pyllin e Fazanëve.
Projekti vjen si bashkëfinancim i Bashkisë Maliq dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke synuar jo vetëm rritjen e sigurisë për qytetarët, por edhe krijimin e një hapësire më tërheqëse për banorët dhe vizitorët.
Ky investim pritet t’i japë një tjetër pamje shëtitores, duke e kthyer atë në një destinacion të preferuar për shëtitje dhe aktivitete në natyrë edhe gjatë mbrëmjes.


