Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Korçë kanë referuar në Prokurori materialet procedurale për tre shtetas të përfshirë në ngjarje të ndryshme rrugore.
Në aksin “Pogradec-Buçimas”, shtetasja L. Xh., 47 vjeçe, duke drejtuar automjetin, përplasi një këmbësor të mitur, i cili u dëmtua lehtë.
Në aksin “Ersekë-Leskovik”, shtetasi E. M., 18 vjeç, dyshohet se ka larguar nga vendi i ngjarjes një automjet të përfshirë në aksident me dëme materiale.
Në aksin “Maliq-Lozhan”, shtetasja J. D., 38 vjeçe, humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe automjeti doli nga rruga. Si pasojë u dëmtua vetë ajo dhe një pasagjer, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


