Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për 14-vjeçarin Enedio Guri, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Pirg.
Në burg janë lënë gjithashtu edhe babai i tij, Edison Guri, dhe xhaxhai Roland Guri, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar pas ngjarjes duke fshehur dhe prova të krimit.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar, ndërsa për katër të mitur të tjerë është dhënë masa e sigurisë “mbikëqyrje prindërore”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të fshatit Pirg, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo.


