Kosovaret Ramadani dhe Avdyli si dhe serbët Marojevic dhe Zecic janë fitues të kampionatit ballkanik të volejbollit të rërës në Pogradec.
Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 16 ekipe për femra dhe meshkuj nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Ndeshjet janë zhvilluar në dy ditë dhe janë ndjekur nga një numër i madh pogradecaresh por e turistë të shumtë të cilët kanë zgjedhur Pogradecin për të kaluar ditët e këtij sezoni turistik.
Çiftet fituese kanë pranuar rivalitetin e këtij kampionati përgjatë dy ditëve, eveniment që ka sezonin e dytë të rikthimit të tij në qytetin liqenor.
Për femra, në vend të dytë dhe të tretë janë renditur kosovaret Kurti – Prenga, Pireva – Kadriu dhe për meshkuj dy çiftet shqiptare Dervishi – Metani dhe Neziri – Isufi.
Duhet thënë se ky kampionat ndoshta e për faktin se ekipet kryesore janë në fazë përgatitore nuk kanë marrë pjesë volejbollistet e njohura shqiptare të Partizanit, Tiranës, Pogradecit e Skënderbeut ashtu siç nuk kanë marrë pjesë edhe meshkujt më të mirë të volejbollit shqiptar.


