Skënderbeu ka zyrtarizuar se do të vazhdojë rrugëtimin edhe këtë sezon me lojtaren Nensi Miliku, e cila është kthyer në një prej pikave më të forta të ekipit bardhekuq. Me përvojën e saj dhe lojën e vendosur, Miliku shihet si një garanci për stabilitetin e skuadrës në fushë.
Edhe pse nga ekipi janë larguar lojtaret Bego dhe Mehmeti, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit në vitet e fundit, klubi korçar është i bindur se do të mbetet një ndër rivalët kryesorë në garë për objektivat e sezonit 2025-2026.
Përforcimet e reja dhe besimi tek lojtare me eksperiencë si Nensi Miliku pritet t’i japin Skënderbeut vazhdimësi dhe konkurrueshmëri në kampionat.


