Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku një automjet policie shihet duke lëvizur në sens të kundërt të qarkullimit, në qytetin e Pogradecit.
Pas verifikimeve, u bë e ditur se drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Th. K., punonjës policie pranë DVP Korçë. Për këtë shkelje, ai është ndëshkuar bazuar në nenin 7, pika 12 të Kodit Rrugor, me gjobë 10 mijë lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 3 muaj dhe zbritje të 6 pikëve nga patenta.
Policia e Korçës u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke garantuar se do të reagojë menjëherë dhe sipas ligjit.


