Korça do të kthehet në kryeqytetin e humorit dhe të artit nga data 31 gusht deri më 6 shtator, me zhvillimin e KoKoFest – Korça Komedi Festival.
Për një javë rresht, qyteti i njohur për mikpritjen dhe atmosferën e gjallë do të presë aktorë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë, trupa teatrale dhe dhjetëra surpriza që do të ndezin netët e verës në zemër të Korçës.
Festivali synon të sjellë më shumë se shfaqje artistike: është një ngjarje që bashkon komunitetin, përçon gëzim dhe forcon krenarinë për traditën kulturore të qytetit.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët të rezervojnë datat dhe të bëhen pjesë e këtij eventi unik, ku Korça do të qeshë e do të festojë së bashku.


