Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në kodrat e fshatit Vlocisht, pranë gabinës elektrike lokale. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë së bashku për shuarjen e tyre.
Era e fortë po vështirëson ndërhyrjen, ndërkohë që autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit deri në normalizimin e situatës.


