Atmosferë festive në Shkup ku Shkëndija e Tetovës arriti një fitore të madhe 2-1 ndaj kampionëve bullgarë të Ludogorets, në ndeshjen e parë të play-off-it për Europa League.
Pavarësisht se miqtë kaluan të parët në avantazh, kuqezinjtë e Tetovës reaguan fuqishëm. Fillimisht ishte Liridon Latifi me një gol spektakolar që ndezi stadiumin, ndërsa kapiteni Ibraimi vulosi përmbysjen duke i dhënë Shkëndijës një triumf historik.
Me këtë rezultat, skuadra tetovare shkon në ndeshjen e kthimit në Bullgari me një avantazh të rëndësishëm, pasi edhe një barazim do të mjaftonte për ta kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League – një arritje që do të shënonte një tjetër faqe të lavdishme për futbollin shqiptar.


