Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se është arrestuar në flagrancë 45-vjeçari A. B., banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte përplasi dy këmbësore, shtetasen M. Gj., 65 vjeçe, e cila humbi jetën gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si dhe një 17-vjeçare që mbeti e plagosur.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin E. V., 23 vjeç, nga fshati Dvoran, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.


