Një 42-vjeçar nga Korça ka kallëzuar në Policinë e qytetit se djali i tij 17-vjeçar është larguar nga banesa më datën 18 gusht 2025 dhe nuk është kthyer më.
Autoritetet policore kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e adoleshentit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


