Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi u kap me armë dhe lëndë narkotike.
Shtetasi J. M., banues në Korçë, u ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilat gjatë kontrollit i gjetën një armë sportive dhe një sasi kokainë.
Materialet e sekuestruara u morën në cilësinë e provës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


