Në Bashkinë e Devollit janë emëruar drejtuesit e rinj pas dorëheqjeve të nënkryetarëve dhe administratorëve.
Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha janë caktuar si nënkryetarë të rinj të bashkisë.
Në njësitë administrative, Marjol Babi rikthehet në drejtimin e Njësisë Miras, Riku Hysi në Njësinë Qendër, ndërsa në Hoçisht është emëruar Jonida Temo.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave vendore, ndërkohë që në bashkitë e tjera të qarkut emërimet priten në ditët e ardhshme.