Në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Voskopojë- Korçë ku humbi jetën shtetasja A. D., 53 vjeçe, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit.
I ndaluari është shtetasi F. H., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se përplasi me makinë viktimën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


