Tefik Osmani, ish-futbollisti korçar dhe një nga emrat e njohur të Skënderbeut në vitet e suksesit, i bashkohet tashmë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas përvojës si drejtor sportiv në futbollin shqiptar, Osmani do të nisë nga java e ardhshme punën në zyrën e skautizmit të FSHF-së, një departament që ka për qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja.
Me eksperiencën e tij të gjatë si lojtar profesionist dhe më pas si drejtues, pritet që ai të sjellë kontribut të çmuar në zhvillimin e projekteve të federatës dhe në forcimin e rrjetit të skautizmit në vend.
Ky hap shënon një tjetër angazhim të rëndësishëm të korçarit, i cili mbetet i lidhur ngushtë me futbollin shqiptar edhe pas mbylljes së karrierës aktive.


