Në Bashkinë Korçë janë zhvilluar konsultime publike mbi tre dokumente të rëndësishme strategjike që do të udhëheqin zhvillimin e qytetit në vitet e ardhshme:
- Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2025–2030
- Plani i Arsimit Parauniversitar 2026–2028
- Plani Lokal i Veprimit për Rininë 2025–2028
Në këto takime morën pjesë të rinj, organizata, grupe interesi dhe qytetarë, të cilët dhanë sugjerime e rekomandime mbi përmbajtjen e dokumenteve. Përfaqësues të Bashkisë vlerësuan kontributin e komunitetit, duke theksuar se “zëri i qytetarëve është thelbësor për ndërtimin e politikave që u shërbejnë të gjithëve”.
Pas kësaj faze, hapat e radhës do të jenë përmbledhja e rekomandimeve, shqyrtimi i tyre në Këshillin Bashkiak dhe më pas miratimi i planeve përfundimtare.
Bashkia Korçë thekson se vendimmarrja bëhet më e fortë dhe më përfaqësuese kur ndërtohet përmes bashkëpunimit me komunitetin.


