Kolaneci, një nga fshatrat më të bukur të Bashkisë Maliq, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion tërheqës për turistët vendas e të huaj. I rrethuar nga male, pyje e burime natyrore, kjo zonë ofron një peizazh të mrekullueshëm dhe një qetësi që të rrallë gjen në qytete.

Vizitorët që shkelin në Kolanec gjejnë shtigje për ecje në natyrë, ajër të pastër malor dhe mikpritjen tradicionale të banorëve vendas. Fshati ruan ende gjurmë të kulturës dhe traditave të hershme, ndërsa prodhimet bio të zonës janë një tjetër pasuri që tërheq dashamirësit e kulinarisë.

Me potencialin e tij natyror dhe kulturor, Kolaneci ka të gjitha mundësitë të kthehet në një destinacion turistik të rëndësishëm në juglindje të vendit, duke e bërë Maliqin një pikë gjithnjë e më të lakmuar në hartën e turizmit shqiptar.


