Një ngjarje me fund të lumtur është regjistruar sot, pasi mjekët kanë arritur të shpëtojnë jetën e një fëmije të vogël që kishte gëlltitur një trup të huaj, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Ngjarja nisi në Korçë, ku fëmija u paraqit në gjendje kritike dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme. Menjëherë u angazhua transporti ajror dhe i mituri u dërgua me helikopter drejt Tiranës, ku ekipi mjekësor ndërhyri pa humbur kohë.
Falë profesionalizmit të mjekëve, objekti u hoq me sukses dhe gjendja e fëmijës tashmë është e stabilizuar. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e specialistëve.


