Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Gjith’ Korça”, një dedikim i veçantë për qytetin e serenatave dhe për të gjithë korçarët.
Kënga sjell një ndërthurje të toneve ritmike moderne me motive tradicionale, duke e bërë një material që pritet të pushtojë clubet dhe të jetë ndër më të dëgjuarat e momentit.
Xherahu ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale emocionin e këtij projekti të ri, ku ka marrë pjesë vetë si kompozitor. Teksti i këngës mban firmën e Pandi Laços, ndërsa për arranzhimin muzikor është kujdesur Gent Myftaraj.
Materiali vjen i kompletuar edhe në aspektin vizual përmes një videoklipi, i realizuar nga produksioni Bavi Mv, i cili u publikua më 28 gusht 2025.
Me “Gjith’ Korça”, Devis Xherahu sjell një tjetër krijim që i shtohet repertorit të tij të suksesshëm dhe njëkohësisht i kushton një himn dashurie qytetit të tij.


