Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut është në pritje të dy përforcimeve të tjera të huaja, që do të jenë lëvizjet e fundit në merkato për këtë sezon. Me afrimin e tyre, grupi i lojtareve korçare do të konsiderohet i kompletuar dhe gati për objektivat madhorë.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se me këto dy goditje, ekipi i drejtuar nga stafi teknik do të jetë pjesë e ngushtë e skuadrave që do të luftojnë për titullin kampion në volejbollin shqiptar.
Ky është sezoni ku drejtuesit e Skënderbeut synojnë të rikthejnë emrin e madh korçar në majat e sportit shqiptar të sallës, duke ndërtuar një grup të balancuar mes lojtareve vendase dhe atyre të huaja.


