Basketbolli korçar ka bërë një hap të madh përpara në prag të sezonit të ri. Trajneri i ekipit të të rriturve të Skënderbeut, Bruno Topi, ka bërë të ditur se skuadra do të ketë në përbërje katër basketbollistë amerikanë.
Një detaj interesant është se njëri prej tyre është me origjinë nga Korça, por me pasaportë amerikane, duke i shtuar një ngjyrë të veçantë projektit të klubit bardhekuq.
Sipas trajnerit Topi, me këto përforcime Skënderbeu synon të jetë pjesë e grupit të ekipeve më të forta të Kategorisë së Parë, duke rritur konkurrueshmërinë dhe ambiciet për të rikthyer basketbollin korçar në nivelet e larta.
Ky është një nga afrimet më të bujshme të viteve të fundit për Skënderbeun, që po kërkon të rikthejë traditën e basketbollit në qytetin e Korçës.


