Policia e Korçës ka finalizuar disa raste shkeljesh të ligjit duke kryer arrestime dhe procedime penale ndaj shtetasve të ndryshëm.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. R., 32 vjeç, banues në Stavraj, Librazhd, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, si dhe B. A., 54 vjeç, banues në Korçë, që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, procedime penale nisën edhe për:
-
D. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-
E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, i kapur me produkte industriale pa dokumentacion shoqërues;
-
S. T., banues në Korçë, i cili kishte prerë lëndë drusore pa leje në fshatin Dardhë;
-
F. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Starovë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë);
-
O. A., 49 vjeç, banues në Libonik, i dyshuar për vjedhjen e një pompe vaditëse në dëm të një 42-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


