10 të arrestuarit për ngjarjen e para pak ditëve në një lokal në hyrje të Parkut “Rinia” në Korçë kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pino, per vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe akuza të tjera me të lehta.
Konflikti mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy personave, sipas policisë, në hyrje të tualetit të lokalit e me vonë ka degraduar në konflikt brenda lokalit ku janë përfshirë 10 persona, pjesë e dy grupeve të cilët kanë përdorur mjete të forta, objekte të lokalit si dhe sende të tjera përfshi dhe një thikë.