Në fshatin Rëmbec të Njësisë Administrative Pojan kanë nisur punimet për asfaltimin e një prej rrugëve kryesore dhe sheshit në qendër të fshatit. Ky investim është pjesë e programit të asfaltimeve të planifikuara për vitin 2025.
Punonjësit po punojnë çdo ditë me qëllim që të përfundojnë sa më shpejt dhe të sjellin një infrastrukturë më të mirë për banorët. Autoritetet vendore theksojnë se po bëhet kujdes që fondet e buxhetit të përdoren me menaxhim të mirë dhe në shërbim të komunitetit.
Ky projekt pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve, si dhe të përmirësojë pamjen e qendrës së fshatit, duke krijuar kushte më të mira për jetën e përditshme.


