Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e cila nga kjo ditë është e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Ky aks rrugor, me gjatësi 43 kilometra, pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të shkurtrojë kohën e udhëtimit nga Tirana në Korçë dhe drejt zonave të tjera lindore e juglindore të vendit.
Gjatë inspektimit të rrugës, Kryeministri Rama u prit me këngë dhe valle nga grupet polifonike të zonës, një surprizë që ai e komentoi me fjalët: “Këtë nuk e prisja”.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, ndërsa një banor i zonës theksoi se me këtë investim, distanca midis Tiranës dhe Korçës mund të përshkohet tani brenda rreth 2 orësh.


