Në fushat pjellore të Maliqit ka nisur prej tre javësh procesi i shkuljes së qepës, një prej kulturave bujqësore më të rëndësishme të kësaj treve. Tokat e njohura për pjellorinë e tyre japin çdo vit prodhim cilësor, duke furnizuar jo vetëm tregjet lokale, por edhe më gjerë.
Fermerët e Maliqit, të cilët njihen për përkushtimin dhe mundin e përditshëm, vijojnë të kontribuojnë me punën e tyre të palodhur në ekonominë e zonës dhe në tryezat e konsumatorëve. Prodhimi i qepës jo vetëm gjallëron jetën rurale, por edhe shënon një nga pikat kryesore të identitetit bujqësor të kësaj krahine.
Në këto ditë të ngarkuara, fushat e Maliqit ofrojnë një pamje tipike të sezonit, ku djersa e fermerëve shndërrohet në prodhim të shëndetshëm dhe me vlera për konsumatorin.


