Policia e Pogradecit ka referuar në Prokurori materialet hetimore për dy raste të veçanta.
Në rastin e parë, shtetasi E. D., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorije, është vënë nën hetim pasi në lokalin që administronte u gjetën pajisje elektronike të dyshuara se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe 2 bileta sportive. Pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa në rastin e dytë, shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, u procedua penalisht pasi posedonte një armë sportive pistoletë. Në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë, ai e hodhi armën në tokë me qëllim shmangien e kontrollit.
Të dy rastet janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.