Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan se automjeti që drejtohej nga shtetasi P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, është përplasur me mjetin e shtetasit M. Z., 44 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari u dëmtua lehtë dhe mori ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë, materialet procedurale ndaj 54-vjeçarit u referuan në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, duke shmangur shpejtësinë mbi normat e lejuara dhe manovrat e rrezikshme që mund të sjellin pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.