Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. M., banues në këtë qytet, i dyshuar për dy raste vjedhjeje gjatë natës në lagjen nr. 7.
Hetimet treguan se i riu kishte vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal, ndërsa në një rast tjetër kishte tentuar të hynte në një dyqan, duke dëmtuar kangjellat dhe thyer xhamat.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i njëjti autor. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


