Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    Aktualitet September 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformim dhe riorganizim të disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë edhe Kuvendin.

    Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në 101 nga 140 që ka aktualisht, duke shtuar se mirëpret diskutimet për ta ulur edhe më shumë numrin e ligjvënësve në parlament.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ky ndryshim kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni. Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, nuk ka status të deputetëve të vet dhe madje është pa shtëpi. S’ka një shtëpi që të garantojë praktikën, por edhe estetikën e një parlamenti të një shteti anëtar të BE-së. Ligji organik për funksionimin dhe organizimin e Kuvendit duhet të jetë një objektiv i vitit hyrës të legjislaturës së re”, tha Rama.

    Po ashtu, ai tha se do të ketë edhe një godinë të re ku do të zhvillohen seancat plenare.

    “Kryesia e re dhe qeverisja e re t’i vënë vetes detyrë të posaçme kalimin e seancave plenare në një godinë të re e të denjë për një shtet anëtar në BE, ku Parlamenti s’mund të mblidhet në një ngrehinë e lodhur sovjetike të mobiluar me shijen e rraskapitur të PD-së. Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë të ngrihet në nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi“, theksoi ai.

    Rama propozoi vijimin e reformës territoriale të nisur një dekadë më parë, siç tha ai, për të reflektuar ndryshimet demografike që ka pësuar vendi gjatë viteve. Kreu i qeverisë tha se do të ngrihet pa humbur kohë një komision i posaçëm parlamentar, ndërsa kjo do t’i nënshtrohet edhe konsultimit publik.

    Po ashtu, ai kërkoi edhe një reformë zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias. Ai theksoi domosdoshmërinë për një depolitizim të administratës zgjedhore dhe nevojën për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve “në një kohë normale”.

    Një tjetër ndryshim thelbësor, sipas Ramës, është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.