Një punë e re studimore në fushën e vreshtarisë ka nisur nën drejtimin e prof. dr. Petraq Sotirit, një prej figurave më të njohura të shkencës bujqësore shqiptare. Me përvojën e tij të gjatë, profesori i moshuar po udhëheq grupin e specialistëve që synojnë të studiojnë dhe të evidentojnë varietetet autoktone të rrushit, me theks të veçantë tek serinia e zezë dhe serinia e bardhë.
Studimi do të ketë shtrirje rajonale, duke përfshirë vreshta bashkëkohore si ai i ngritur nga Maksim Fejzulla në Leskovik ku ruhen edhe këto varietete tradicionale. Synimi final është përzgjedhja e rrushit më cilësor për prodhimin e verërave autoktone, me qëllim që ato të konkurrojnë me sukses në tregjet ndërkombëtare.
Ky projekt, i mundësuar edhe nga mbështetja e kolegëve si z. Lefter Rroko, pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur vreshtare shqiptare.


