Sot është mbyllur procesi i votimit për kreun e ri të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e legjislaturës së re kanë zgjedhur me shumicë të qartë Niko Peleshi si Kryetar të Kuvendit, duke i dhënë 84 vota pro nga 87 pjesëmarrës gjithsej.
Procesi u zhvillua pa praninë e opozitës zyrtare, e cila refuzoi të përdorte fletët e votimit dhe reagoi në sallë me pankarta simbolike, në shenjë kundërshtie ndaj procedurës.
Nga ana tjetër, tre deputetë shprehën votë kundër: Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, Ana Dajko e Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike. Ndërsa Agron Shehaj dhe Erald Kapri, përfaqësues të grupimit “Mundësia”, nuk morën pjesë në votim.
Rezultati e vendos Peleshi në krye të legjislativit, pas një seance që u shënua nga bojkot, protesta simbolike dhe një konsensus i gjerë mes shumicës parlamentare.


