Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, është raportuar se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas dyshimeve për një infarkt të pësuar këtë të diel në Voskopojë.
Sipas burimeve, ambasadori ndodhej për vizitë private në këtë zonë turistike së bashku me bashkëshorten e tij. Paraditen e sotme, çifti ka bërë një shëtitje në pyjet e fshatit, por pas kthimit në oborrin e hotelit ku ishin akomoduar, diplomati nuk është ndjerë mirë.
Stafi mjekësor i qendrës shëndetësore të fshatit i ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është njoftuar shërbimi i urgjencës. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, është marrë vendimi që ambasadori të transportohet me helikopter drejt një spitali të specializuar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ambasada e Ukrainës apo autoritetet shqiptare mbi gjendjen aktuale të ambasadorit.


