Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori disa raste të evidentuara gjatë kontrolleve dhe ndërhyrjeve të ditëve të fundit, ku ka nisur procedimi penal për katër shtetas:
Në aksin rrugor Korçë–Ersekë, shtetasi G. R., 56 vjeç, duke drejtuar motomjetin, humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër motomjet që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç. Për pasojë, G. R. pësoi dëmtime të lehta, ndërsa ndaj tij nisi procedimi penal.
Në qytetin e Korçës, shtetasi M. P., 45 vjeç, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në Ersekë, shtetasi P. L., 50 vjeç, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe ka kanosur me fjalë një punonjës të IMT-së.
Ndërkohë, specialistët e Hetimit të Krimeve proceduan penalisht shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale.


