Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, shënoi sot debutimin e tij zyrtar në sezonin 2025-26 të Premier League.
Ai u fut në fushë në minutën e 89-të të sfidës, ku Burnley u përball me një ndeshje të vështirë, duke luajtur me dhjetë lojtarë dhe duke u mbrojtur gjatë gjithë kohës.
Megjithë përpjekjet, skuadra e tij nuk arriti të shmangte humbjen, duke u mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0.
Broja synon të marrë më shumë minuta në javët e ardhshme, teksa Burnley kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.


