Në qytetin e Maliqit po shkon drejt përfundimit projekti i “Soletave solare”, një investim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me përfitues Bashkinë Maliq.
Ky projekt pritet të sjellë kursim të ndjeshëm fondesh për aparatin administrativ, si dhe të sigurojë ndriçim modern e efikas për bulevardin kryesor të qytetit.
Ky hap shihet si një investim i rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së banorëve dhe në përdorimin e energjisë së pastër e të qëndrueshme.


