Policia në Korçë ka ndërhyrë gjatë ditëve të fundit në disa raste të dhunës dhe konflikteve mes qytetarëve. Në fshatin Bulgarec, u arrestua në flagrancë 35-vjeçari E. M., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Një rast i ngjashëm u regjistrua në fshatin Strelcë të Malikut, ku shtetasi 41-vjeçar S. Z. dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan në Prokurori rastin e një konflikti mes dy shtetasve nga fshati Vishocicë, N. H. dhe D. Z., për motive të dobëta. Në të gjitha rastet, materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.