Flota e mjeteve të Bashkisë Maliq është forcuar me një borëpastruese moderne dhe pajisjet ndihmëse përkatëse, të cilat do të jenë në shërbim të komunitetit gjatë muajve të ftohtë.
Investimi është mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe konsiderohet i domosdoshëm për garantimin e qarkullimit normal në të gjithë territorin e bashkisë.
Mjeti i ri pritet të rrisë ndjeshëm efikasitetin e punës për pastrimin e akseve rrugore në rast reshjesh bore apo ngricash, duke kontribuar në sigurinë e qytetarëve dhe vijimësinë e shërbimeve.