Skuadra U-19 e Skënderbeut ka zbritur sot në Andorrë, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë në historinë e saj në UEFA Youth League.
Të rinjtë korçarë do të sfidojnë Inter Club d’Escaldes U-19, në raundin hapës të këtij kompeticioni prestigjioz evropian për moshat.
Ky debutim shënon një moment të veçantë për klubin bardhekuq, i cili për herë të parë përfaqësohet në arenën ndërkombëtare nga ekipi i të rinjve.
Përballja e së mërkurës në orët e pasdites ka ngjallur kureshtje të madhe, jo vetëm te tifozët korçarë, por edhe në mbarë opinionin sportiv shqiptar.


