Skuadra e Skënderbeut U-19 po zhvillon një ndeshje të shkëlqyer në Andorra, në kuadër të raundit të parë të UEFA Youth League. Në minutat 34–36 të pjesës së parë, bardhekuqtë kanë arritur të shënojnë golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 0–3 ndaj Inter Escaldes U-19.
Djemtë e rinj korçarë po tregojnë dominim total në fushë, duke e bërë ndeshjen thuajse të mbyllur që në fraksionin e parë të lojës. Me këtë paraqitje, Skënderbeu U-19 konfirmon se është gati për të bërë histori në arenën europiane.