Policia Kufitare në Korçë ka finalizuar operacionin e koduar “Northward”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar nga Sudani, i dyshuar për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm. I riu u kap në fshatin Tresenik, Devoll, teksa shoqëronte dy bashkatdhetarë që kishin kaluar kufirin nga Greqia në mënyrë të paligjshme. Hetimet tregojnë se ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta kundrejt pagesës, me synim kalimin drejt Malit të Zi dhe më pas vendeve të BE-së.
Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.


